Marcelo Brozovic ka vendosur për të ardhmen e tij. Ai do ta rinovojë kontratën me Interin.
Gazzetta dello Sport raporton se këtë vendim ai ia ka komunikuar edhe drejtuesve të Interit. Firmë nuk ka ende, por përfaqësuesit e kroatit do të shqyrtojnë kontratën në çdo detaj.
Rinovimi do të jetë i vlefshëm deri më 30 qershor 2026.
Atëherë Brozovic do të jetë 34 vjeç dhe nga kjo kontratë do të përfitojë 6 milionë euro në sezon, shifër që mund të bëhet 7 milionë euro me gjithë bonuse.