Loading…

Brovina kërkon konsensus në mes partive politike

  • 19/01/2017 | 11:06

Brovina kërkon konsensus në mes partive politike

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka folur për nevojën e një dialogu të brendshëm, atë mes pozitës e opozitës, duke kërkuar konsensus në mes partive politike.


Brovina gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka thënë se është shumë e nevojshme që në këtë fazë pozita e opozita të ulen e të merren vesh për shumë çështje.

“Kam dalë të flasë për nevojën e dialogut tonë të brendshëm, mes pozitës e opozitës që na duhet sidomos në këtë fazë të rëndësishme. Ne jemi shembulli i keq andaj propozoj në cilësinë e ambasadrores së paqes të e formojnë një grup joformal të deputetëve të cilët do të merrnin iniciativë në këtë drejtim”, ka thënë Brovina.

“Kjo kërkon një mirëkuptim dhe qasje serioze, kërkon dashuri ndaj vendit tonë për të kaluar ambiciet personale ose grupore. Gjuha e përdorur është fyese dhe  jashtë traditës tonë”, u shpreh Brovina./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë