Zgjidhja përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës duket se është akoma larg, një zgjidhje paqësore dhe jetike për dy vendet, kështu të paktën po deklaron kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, në një intervistë për gazetën britanike “Financil Times”.
Brnabic nuk e sheh si zgjidhje mes dy vendeve shkëmbimin e territoreve, sipas saj ajo nuk do të mjaftone në arritjen e një marrëveshje paqësore, njofton gazetametro.net.
“Kutia e Pandorës është hapur 10 vjet më parë, kur shtetet e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ajo që ne jemi duke u përpjekur për të bërë është për të mbyllur Kutinë e Pandorës. Nuk mund të thuani se 10 vjet më parë ishin të gatshëm për ndryshim kufijsh, kurse sot nuk mund të flasim për ndryshimin e kufijve”, ka thënë Brnabic.
Sipas Brnabic, zgjidhja gjithëpërfshirëse do të ishte ajo më e mira, ku do të përfshiheshin të drejtat e njeriut, pakicave, bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve, mësimi gjuhës dhe trashëgimisë kulturore, njofton gazetametro.net.
Për kryeministrin serbe, dëshira e saj do të ishte që një zgjidhje përfundimtare dhe sa më e shpejt të jetë e mundur mes dy vendeve, por ajo është pesimiste në realizimin e ndonjë marrëveshje në këtë kohë reale duke parë rrethanat dhe situatën aktuale.
Krejt në fund ajo ka thënë se politikanët në Kosovë po e shohin se në fund të dialogut, Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës, sipas saj një gjë e tillë nuk do të ndodhë./gazetametro.net