Loading…

Brnabic: Qëndrimi i Serbisë është i qartë, Prishtina ta heqë taksën, pastaj dialogu

  • 13/04/2019 | 16:46

Brnabic: Qëndrimi i Serbisë është i qartë, Prishtina ta heqë taksën, pastaj dialogu

Për të vazhduar dialogu i Beogradit e Prishtinës, Prishtina duhet ta tërheqë vendimin për taksat, ka thënë kryemnistrja serbe Ana Brnabic, transmeton Gazeta Metro.

“Ky është minimumi që mund të kërkojmë. Serbia javën e kaluatr ja dhënë edhe një sinjal të madh se sa është i rëndësishëm për ne bashkëpunimi regjional dhe me këtë, edhe përkundër asaj se Prishtina nuk e respekton Marrëveshjen e CEFTA-s, kemi nënshkruar marrëveshjen për roaming, sepse ky është i rëndësishëm për qytetarët, ekonominë e bashkëpunimin regjiona”, ka thënë Brnabic për televizionin serb “Prva”.

E pyetur se çka pret nga takimi në Gjermani më 29 prill, ajo ka thënë se i intereson të dëgjojë se çfarë kanë për të thënë zyrtarët evropianë në këtë temë. Brnabic ka thënë se ata duhet të provojnë edhe njëherë ta bindin Prishtinën që ta heqë taksën, e pastaj “gjithsesi do të vazhdojmë dialogun”, transmeton B92./gazetametro

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë