Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ka komentuar rastin me zarfet që shkaktuan alergji duke e ndërprerë kështu numërimit e votave nga Serbia, për të cilin ajo tha se kjo është përpjekje që serbët e tyre t’i fusin në qeverinë e re të Prishtinës, transmeton Gazeta Metro.
Në deklaratën e saj për Tv Pink, Brnabic theksoi se kjo ka lidhje me njërzit të cilët kanë shkelur Kushtetutën e tyre kur deshën ta formonin ushtrinë e Kosovës.
“Kam frikë se nuk i intereson sesi votuan serbët, dhe serbët që do të hynin në atë qeveri nuk u interesojnë. Bëhet fjalë për njerëzit të cilët kur deshën ta bënin ushtrinë e Kosovës direkt e shkelën Kushtetutën e tyre”, tha ajo.
Nga 26 persona të helmuar të cilët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, 9 prej tyre ku dy ishin gra shtatzëna, janë hospitalizuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nga kontakti me zarfet me vota të ardhura nga Serbia, atyre u është shkaktuar alergji në fytyrë dhe duar.
Sipas mjekëve të QKUK-së, gjendja shëndetësore e tyre, raportohet të jetë stabile.
Megjithatë, zyrtarët shëndetësorë ende nuk kanë bërë të ditur se për çfarë reaksioni alergjik bëhet fjalë. E ndërkohë, rasti sipas zyrtarëve të QNR-së ndodhi në objektin e Ministrisë së Infrastrukturës. /gazetametro.net