Loading…

Brnabic paralajmëron: Mund të prekën territoret, s’ka zgjidhje pa diskutimin e territoreve

  • 01/11/2018 | 17:36

Brnabic paralajmëron: Mund të prekën territoret, s’ka zgjidhje pa diskutimin e territoreve

Kryeministrja serbe Ana Brnabic, duket se ka ndryshuar qëndrimet e saj në lidhje me marrëveshjet përfundimtare që pritet të ndodhin mes Serbisë dhe Kosovës përmes dialogut, kështu të paktën ka thënë ajo sot për “BBC”.

Brnabic duket se ka shfaqur diçka më shumë se presidenti serb Vucic sot, ajo ka lënë të kuptohet se nuk do të ketë marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit pa diskutimin e territoreve, njofton gazetametro.net.

Po ashtu kryeministrja serbe ka njoftuar popullin e saj se Vucic është i gatshëm për kompromis, mirëpo ky kompromis mund të i prek territoret e Serbisë dhe Kosovës.

“Beogradi është gati për një kompromis. Kompromisi mund të prekë edhe territoret. Për të qenë plotësisht e sinqertë, mendoj se kompromisi nuk mund të jetë pa diskutim të territorit, por është vetëm mendimi im”, ka thënë Brnabic.

Ajo po ashtu ka komentuar zërat se Bashkimi Evropian i ka vë një kusht Serbisë për t’u inkuadruar në BE, e kushti është që të bëhet njohja e pavarësisë së Kosovës.

“Jo kjo nuk është e vërtetë, pasi kemi edhe pesë vende të BE’së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, tha Brnabic.

Brnabic ka thënë se duhet të arrihet një marrëveshje mes dy vendeve, një marrëveshje sipas saj që është e qëndrueshme dhe afatgjate./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë