Loading…

Brnabic me përplot mllef për Kurtin: Ju dëshironi të dëboni serbët, por askush nuk e kërcënon më Serbinë

  • 27/04/2022 | 10:53

Brnabic me përplot mllef për Kurtin: Ju dëshironi të dëboni serbët, por askush nuk e kërcënon më Serbinë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar se në takimin e saj të djeshëm me përfaqësuesit e SHBA-së, ka theksuar se Beogradi është shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Kosovë, teksa e njëjta ka fajësuar Prishtinën për ngjarjet e fundit.


“Dje e thamë qartë se jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Kosovë dhe se kjo shihet në çdo gjë-edhe në faktin se në vitin 2021, numri I sulmeve ndaj serbëve në Kosovë është rritur më shumë se 30, në manastire, tek monumentet kulturore e fetare të cilat mbesin të rrezikuara. E gjitha kjo kulmoi nga Albin Kurti, duke revokuar të drejtat themelore të njeriut për serbët.”, tha ajo..

Brnabiq nuk la pa përmendur edhe mos-votimin e serbëve në Kosovë, për Referendum.

Kryeministrja serbe tha Serbia respektohet dhe se askush nuk e kërcënon me.

Ajo tha se presionet ndaj Serbisë janë të mëdha, por se nuk do të lejojnë të kërcënohen.

“Asnjëherë më parë, që kur jam në politikë dhe në qeveri që nga viti 2016, nuk kam qenë në një takim ku dikush na kërcënoi apo shantazhoi. Vendi ynë ka fituar respekt falë politikës së Aleksandar Vuçiq.”, shtoi ajo.

Por Brnabiq shkoi edhe më tutje teksa foli për kryeministrin e Kosovës, ALbin Kurti, duke thënë se “Kurti mbron të gjitha tezat e nazistëve nga Lufta e Dytë Botërore dhe se dëshiron të dëbojë serbët.”.

Të gjitha këto deklarime kundër kryeministrit Kurti erdhën pasi ky i fundit nuk lejoi votimin për Referendum, si dhe në rastet e fundit të sulmeve ndaj zyrtarëve policorë në veri, Kurti deklaroi se sipas informacioneve që kanë marrë sulmet kishin ardhur nga territori i Serbisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë