Loading…

Brnabic: Beogradi do të insistojë se Kosova është Serbi

  • 13/11/2018 | 08:18

Brnabic: Beogradi do të insistojë se Kosova është Serbi

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic, e cila të martwn në Berlin pritet të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel, ka deklaruar dje se Gjemania e Serbia kanë mendime krejtësisht të kundërta për Kosovën.

“Por, për shkak të gjithë asaj që Gjermania ka bërë si mbështetje Serbisë dhe për shkak se kompanitë gjermanë janë të rëndësishme për ekonominë serbe, e ato tash punësojnë mbi 50 mijë njerëz, kur Serbia e Gjermania nuk pajtohen rreth çfarëdo çështjeje, ne e dëgjomë më kujdes atë dhe nuk e marrim për të keq”, ka thënë Bernabic në forumin evropian “Serbia në BE”, në organizimi të Fondacionit Konrad Adenauer sipas medieve serbe, transmeton gazetametro.net.

“Për shkak të tërë kësaj, ne do të provojmë të shpjegojmë arsyet tona dhe logjikën pse mendojmë se normalizimi duhet të duket pak më ndryshe nga si mendon Gjermania dhe gjithsesi do ta ruajmë partneritetin, të cilin ia kemi dalë ta ndërtojmë për 18 vitet e kaluara”, ka theksuar Brnabic.

Sipas gazetës serbe “Blic”, ajo ka thënë se zgjidhja për Kosovën është kompromisi, por për të kompromis është një pikë mes asaj se Kosova është Serbi dhe asaj se Kosova është e pavarur dhe se Serbia vetëm do ta njohë.

“Kompromisi është ndërmjet këtyre dy anëve. Por, nëse dikush insiston se Kosova është e pavarur dhe se Serbia vetëm do ta njohë, kjo nuk do të ndodhë, por Beogradi do të insistojë se Kosova është Serbi”, ka thënë Brnabic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë