Loading…

Brnabic ankohet në Kosovën, u dërgon letër vendeve të botës

  • 08/11/2018 | 17:38

Brnabic ankohet në Kosovën, u dërgon letër vendeve të botës

Kryeministrja serbe dëshiron që me këtë letër të tregojë se pushteti prishtinas “në tërësi dhe në kontinuitet po i shkel të gjitha marrëveshjet e arritura, nismat regjionale dhe marrëveshjet ndërkombëtare…”

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic ka kërkuar në mbledhjen e qeverisë që në një afat sa më të shkurtër të mundshëm të përgatitet tektsi , e cila në emër të qeverisë do t’u dërgohet qeverive të gjitha vendeve të botës, me të cilën do t’u tregojë për “vendimet dhe sjelljen e institucioneve në Prishtinë”, trasnemton gazetametro.net.

Mediet serbe bëjnë të ditur se në kumtesën e Qeverisë së Serbisë thuhet se Brnabic dëshiron që me këtë letër të tregojë se pushteti prishtinas “në tërësi dhe në kontinuitet po i shkel të gjitha marrëveshjet e arritura, nismat regjionale dhe marrëveshjet ndërkombëtare, madje edhe dokumentet të cilat institucionet e përkohshmë (kështu i quan Serbia institucionet e Kosovës!) të cilat vetë i kanë sjellë e miratuar, siç është përshembull Kushtetuta e Kosovës”.

Me këtë letër, sipas kumtesës, Qeveria e Serbisë dëshiron të tërheqë vërejtjen “për rrezikimin e paqes regjionale dhe stabilitetit nga ana e Prishtinës” si edhe në “prishjen e qëllimtë të atmosferës së dialogut në kohën kur Serbia po investon përpjekje maksimale për intensifikimin e tij me qëllim të paqes afatgjatë, stabilitetit e prosperitetit për të gjithë banorët e kësaj pjesë të Evropës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë