Kosova meriton një sistem partiak të hapur, transparent, të përgjegjshëm dhe që i përgjigjet nevojave të qytetarëve.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë Ruari O’Connell përmes një postimi në Facebook, ka ngritur çështjen e sistemit të zgjedhjeve në Kosovë.
Ai ka thënë se Kosova meriton një sistem partiak të hapur, transparent, të përgjegjshëm dhe që i përgjigjet nevojave të qytetarëve. Për këtë O’Connell, ka filluar të bisedojë edhe me fondacione britanike.
“Në një demokraci të konsoliduar, partitë politike luajnë një rol qenësor. Ato janë mekanizëm për të përfaqësuar vullnetin e popullit dhe për t’a kthyer atë në politikë praktike. Kosova meriton një sistem partiak që është i hapur, transparent, i përgjegjshëm dhe i përgjigjet nevojave të qytetarëve. Kështu që unë jam duke kaluar pjesën më të madhe kësaj jave duke u takuar me kolegët nga Westminster Foundation for Democracy (WFD), me partitë politike të Kosovës për të diskutuar se si Mbretëria e Bashkuar dhe WFD mund të ndihmojnë partitë e Kosovës për t’i plotësuar nevojat e demokracisë së Kosovës”, ka përfunduar O,Connell./gazetametro.net