Loading…

Britania zbulon strategjinë e Putin: Ja nga do të sulmojë Rusia

  • 17/02/2022 | 17:25

Britania zbulon strategjinë e Putin: Ja nga do të sulmojë Rusia

Ministria e Mbrojtjes së Mbretëria e Bashhkuar ka dalë me një raportim nga inteligjenca e vet në lidhje me mënyrat se si Rusia mund të sulmojë Ukrainën, që siç e theksojnë në vazhdimësi mund të ndodhë në ҫdo moment, shkruan Gazeta Metro.


Duket se krizës në Ukrainë nuk po i vjen fundi, meqë pretendimet e Rusisë për tërheqje të trupave dolën të ishin të rreme, sipas inteligjencës amerikane.

Britania në ndërkohë ka njoftuar publikun me mënyrat se si Putin mund të fillojë luftën në Ukrainë, nga gjithsej 7 drejtime të mundshme.

Sipas inteligjencës britanike, Rusia mund të fillojë ofanzivën nga Bjellorusia me dy inkursione nga dy pika sulmi, nga Krimea dhe nga regjionet e Rostovit dhe Voronezhit poashtu, raporton Gazeta Metro.

Po ashtu britanikët tregojnë se Putin ka forca të mjaftueshme sa për të filluar sulmin në ҫdo moment, mirëpo sipas tyre ende ka kohë për të ndjekur rrugën diplomatike për zgjidhjen e kësaj ҫështje.

Fillimisht u shpresua ҫtensionim i situatës pas raportimeve të tërheqjes së trupave ruse, mirëpo NATO deklaroi se këto tërheqje ishin të rreme dhe se Rusia ende po vazhdon me grumbullimin e forcave përgjatë kufirit ukrainas. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë