Loading…

Britania refuzon hetimin për Deharin

  • 22/11/2016 | 17:09

Britania refuzon hetimin për Deharin

Londra zyrtare ka refuzuar kërkesën e Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha që një pjesë e njësiteve të policisë Scotland Yard të përfshihet në hetimin për rastin e Astriti Deharit.

Më poshtë e gjeni përgjigjen e plotë:

“Ambasada Britanike e ka shqyrtuar me kujdes kërkesën e Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ku kërkohet mbështetje në lidhje me hetimin e rastit të vdekjes së Astrit Deharit. Ne e kuptojmë ndjeshmërinë e rrethanave të vdekjes tragjike të Z. Deharit. Çdo vdekje në paraburgim meriton hetim të kujdesshëm. Andaj, duke marrë parasysh që ky rast nuk ka lidhje direkte me Britaninë, do të ishte e papërshtatshme të përfshihet policia britanike. Ёshtë e rëndësishme që autoritetet e Kosovës të marrin përgjegjësinë dhe të kryejnë çdo hetim ose të shqyrtojnë rastin tërësisht dhe në mënyrë të paanshme, dhe gjithashtu të sigurojnë transparencë për familjen dhe publikun”, thuhet në përgjigjen e ambasadës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected].net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë