Loading…

Britania merr vendimin për çështjen e Arabisë Saudite

  • 23/09/2019 | 09:03

Britania merr vendimin për çështjen e Arabisë Saudite

Britania zyrtarisht e ka identifikuar Iranin si fajtorin kryesor pas sulmeve me dronë dhe raketa në fushat e naftës në Arabinë Saudite, duke rritur mundësinë që Mbretëria e Bashkuar të bashkohet me përpjekjet ushtarake në Lindjen e Mesme, transmeton Gazeta Metro.


Boris Johnson thotë se qeveria e Britanisë së Madhe po i ngarkon përgjegjësi regjimit në Teheran “me një shkallë shumë të lartë të probabilitetit”.Duke fluturuar në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të KB, kryeministri tha se ai dëshironte të ” mos ketë përzhkallëzime të tensioneve”, por nuk pranoi të përjashtojë të marrë pjesë në ndonjë veprim ushtarak të koordinuar, nëse Britanisë i kërkohet ta bëjë këtë

Mbretëria e Bashkuar ka ndjekur Shtetet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite për të drejtuar gishtin e fajit ndaj Iranit, në vend se të pranojnë pretendimet e përgjegjësisë nga rebelët Houthi për sulmet një javë më parë pasi iranianët kanë mohuar çdo përfshirje.

Z. Johnson e ka sqaruar se ai ishte i përgatitur të shqyrtojë të gjitha kërkesat për ndihmë ndërsa përgatitet të takojë Presidentin Donald Trump dhe Presidentin Hassan Rouhani të Iranit në margjinën e takimit të Kombeve të Bashkuara./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë