Britania do të punojë së bashku me partnerët ndërkombëtar për të vendosur sanksionet ndaj atyre që konsiderohen përgjegjës për helmimin e kritikut të Putin, Alexei Navalny, transmeton Gazeta Metro.
Në një deklaratë të sekretarit të jashtëm britanik Dominic Raab, u tha se kishte prova të pamohueshme se Alexei Navalny u helmua nga agjenti nervor ushtarak, që zhvillohet nga Rusia.
Ai shtoi: “Pavarësisht se kanë një rast të qartë për t’u përgjigjur, autoritetet ruse vazhdojnë të mos bëjnë asnjë përpjekje të besueshme për të hetuar këtë sulm.
“Nuk ka asnjë shpjegim të arsyeshëm për helmimin e avalny përveç përfshirjes ruse dhe përgjegjësisë për këtë sulm të tmerrshëm.”
Lideri rus i opozitës u dërgua në spital në Gjermani pasi u ekspozua ndaj agjentit nervor në 20 gusht.
Rusia ka mohuar vazhdimisht deklaratat se qëndron pas helmimit. Frana dhe Gjermania gjithashtu kanë bërë thirrje për sanksione shtesë ndaj Rusisë, nëse ky helmim vërtetohet./gazetametro.net