BE parashikon ngadalësim të ekonomisë britanike gjatë negociatave mbi Brexit’it.
Ekonomia e Britanisë së Madhe do të ngadalësohet gjatë negociatave mbi daljen e saj nga BE në dy vitet e ardhshme, ndërsa gjendja në BE si tërësi do të jetë më mirë përkundër pasigurive të shumta, thuhet në Parashikimin dimëror ekonomik të BE-së, i cili u publikua sot.
Në këtë dokument theksohet se rritja ekonomike në Britani të Madhe do të bjerë për 1.5 për qind këtë vit ndërsa 1.2 vitin e ardhshëm, prej rritjes së fundit prej 3.1 për qind e cila u shënua në vitin 2014.
Nga ana tjetër, rritja ekonomike në BE do të vazhdojë, kështu që nga 1.6 për qind të shënuar në vitin 2014, këtë dhe vitin tjetër do të rritet për 1.8 për qind.
“Ekonomia evropiane është treguar rezistues në shumë goditje të përjetuara vitin e kaluar. Edhe më tutje shënojmë rritje, ndërsa papunësia dhe deficiti ngadalë është në rrënje”, ka thënë komisari për financa i BE Pierre Moscovici./gazetametro.net