Loading…

BREXIT: BE’ja nis akuzë ndaj Britanisë rreth shkeljes së marrëveshjes, këta nuk u brengosën edhe aq

  • 01/10/2020 | 14:10

BREXIT: BE’ja nis akuzë ndaj Britanisë rreth shkeljes së marrëveshjes, këta nuk u brengosën edhe aq

Bashkimi Europian ka filluar me veprime ligjore kundër Mbretërisë së Bashkuar pasi këta refuzuan të heqin dorë nga planet e tyre të shmangies së ujdisë së largimit nga BE’ja me anë të projektligjit pë rregullimin e tregut të brendshëm, transmeton Gazeta Metro.


Një afat i BE’së për qeverinë britanike për të hequr pjesë nga projektligji i propozuar britanik për Tregun e Përbashkët të Mbretërisë së Bashkuar skadoi këtë të mërkurë.

“Letra e njoftimi formal” mund të shtyjë çështjen drejt një rasti gjyqësor kundër Mbretërisë së Bashkuar në Gjykatën Europiane të Drejtësisë.

Megjithatë, BE’ja nuk është tërhequr nga bisedimet për një marrëveshje tregtare me Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit me 31 janar.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se Mbretëria e Bashkuar do të kenë kohë deri në fund të dhjetorit për t’ju përgjigjur shqetësimeve të BE’së rreth projektligjit.

Në një komunikatë të shkurtër, von der Leyen tha se projektligji britanik është “përplot kontradikta” me zotimet paraprake të Britanisë rreth asaj se si një kufi i ‘fortë’ në ishullin e Irlandës do të duhej të shmangej. Ajo shtoi se projektligji në natyrën e vet është “shkelje e obligimeve të pranuara në mirëbesim” sipas marrëveshjes së largimit që e nxori Mbretërinë e Bashkuar jashtë BE’së në janar.

Një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar tha se projektligji i ishte një rrjet sigurie për të mbrojtur tregtinë e pjesëve të Britanisë. Ata shtuan se qeveria britanike do të përgjigjej letrës së BE’së “në kohën e duhur”.

Deputetët britanik mbështetën përfundimisht projektligjin në fillim të kësaj jave. Megjithatë, duhet të merret nga Dhoma e Lordëve në Parlamentin Britanik para se të miratohet si ligj.

Letra që Komisioni Europian i dërgoi Mbretërisë së Bashkuar është faza e parë në procesin që komisioni ndaj shteteve që beson se kanë shkelur ligjin europian.

Bisedimet mes BE’së dhe Britanisë do të vazhdojnë këtë javë në Bruksel. Kryeministri britanik Boris Johnson tha se të dy palët “të ecin përpara” nëse marrëveshja nuk arrihet deri në mesin e tetorit.

Projektligji i Tregut të brendshëm të Mbretërisë së Bashkuar rregullon operimin e tregut të brendshëm britanik-  mes Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut- pas përfundimit të periudhës tranzitore të Brexit në majin janar të 2021.

Në projektligji theksohet se ministrat e qeverisë britanike kanë të drejtën e modifikimit apo shmangies së rregullave të qarkullimit të mallrave që hynë në fuqi me 1 janar nëse Mbretëria e Bashkuar dhe BE’ja nuk arrijnë marrëveshje alternative përmes një marrëveshjeje tregtare./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë