Loading…

Breshërisë së plumbave nuk u rezistuan rrethojat e hekurit: Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes së mbrëmshme në Top Chanel

  • 27/03/2023 | 11:49

Breshërisë së plumbave nuk u rezistuan rrethojat e hekurit: Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes së mbrëmshme në Top Chanel

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, u sulmua me armë zjarri televizioni Top Chanel, ku dhe mbeti i vrarë një 60 vjeçar, shkruan Gazeta Metro.


Zjarrit dhe breshërisë së plumbave nuk i kanë rezistuar as rrethojat e hekurit të cilat ishin në oborrin e këtij televizioni.

Në pamjet e publikuara nga gazetarët shqiptarë, shihet se hekurat nuk i i kishin ndalë plumbat e kallashnikovit.

Kujtojmë se rreth orës 01:00 të mëngjesit të së hënës, një veturë e tipit Range Rover është ndalur përballë televizionit dhe kanë filluar të qëllojnë me armë automatike.

Si pasojë e kësaj, në vend ka mbetur i vdekur roja i televizionit Pal Kola, rreth 60 vjeç.

E rëndë në Tiranë: Qëllohet me kallashnikov drejt TOP Channel, vritet roja i sigurisë private

Më pastaj, vetura dhe arma me të cilën dyshohet se ka ndodhur krimi, është gjetur e djegur në Golem të Kavajës.

Gjendet e djegur vetura e autorëve të sulmit me armë në Top Channel

Pas këtij sulmi kanë reaguar edhe krerët e shtetit, presidenti Bajram Begaj, dhe kryeministri Edi Rama.

Sulmi me armë zjarri në Top Chanel: Reagon presidenti Begaj

Ata të dy ngushëlluan familjen Kola, dhe njëherit kërkuan nga organet e drejtësisë që të zbardhin rastin./gazetametro.net

Rama për vrasjen e rojës së Top Channel: Agresioni kriminal kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë