Për 24 orët e fundit, Policia e Kosovës raportoi se në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 48 aksidente, nga të cilat një person ka mbetur i vdekur. Ndërsa 16 prej aksidenteve kanë rezultuar me lëndime, në 31 të tjera, nuk ka pasur lëndime.
Sipas raportit të policisë, aksidenti që ka lënë një person të vdekur ka ndodhur në Ferzaj.
“Raportohet se një mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën me targa vendore, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës është rrokullisur. Si pasojë e aksidentit ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raportin e policisë. /gazetametro.net