Loading…

Brenda 10 minutash 300 rrufe mbi Tiranë

  • 24/09/2019 | 11:43

Brenda 10 minutash 300 rrufe mbi Tiranë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak i Shqipërisë (SHMU) ka njoftuar se në mbrëmjen e djeshme, vetëm për 10 minuta janë regjistruar rreth 290 rrufe, kryesisht në zonën e Tiranës, shkruan Gazeta Metro.


Përveç Tiranës, nga rrufetë është goditur edhe qyteti i Lezhës, në të cilin kishte edhe intensitetin më të madh të reshjeve.

“Reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive po ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetet Tiranë, Lezhë, Elbasan. Sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në qytetin Lezhës me 53.0 mm, Shkodrës me 26.0 mm, Tiranës 20.0 mm. Kjo situatë është shoqëruar edhe me erë të vrullshme deri në 15-18 m/sek.”, ka thënë SHMU.

Gjatë orëve në vijim, reshjet e mëdha të shiut të shoqëruara me stuhi, ishin të përqendruara në Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë.

Sipas SHMU përmirësimi i situatës pritet të vijë gradualisht në pasditen e sotme.

Për shkak të stuhive janë regjistruar përmbytje në disa zona të Shqipërisë, kryesisht në Fushë Krujë, Laç, dhe në Tiranë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë