Loading…

Brazili e kalon pa problem Korenë e Jugut, në çerekfinale takohet me këtë kombëtare

  • 05/12/2022 | 22:11

Brazili e kalon pa problem Korenë e Jugut, në çerekfinale takohet me këtë kombëtare

Brazili është skuadra e gjashtë që ka kaluar në fazën çerekfinale të Kupës së Botës.


Kombëtarja e Brazilit ka marrë një fitore të lehtë, me rezultatin 4:1, në ndeshjen kundër Koresë së Jugut.

Brazilianët e nisën për mrekulli takimin, duke gjetur golin qysh pas minutës 6’, kur Vinicius Jr u regjistrua në listën e realizatorëve.

Në minutën e 13’, Neymar shënoi me anë të një penalltie. Richarlison  trefishoi epërsinë në minutën e 29’, kurse Lucas Paqueta shënoi në minutën e 36’ për rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, brazilianët nuk gjetën më gol, por administruan mirë ndeshjen, ndonëse pësuan një gol.

Golin e nderit në këtë mbrëmje e shënoi Paik Seung-Ho, në minutën e 76’, me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës.

Me këtë fitore, Brazili shkon në fazën çerekfinale, aty ku e pret kombëtarja e Kroacisë. /Lajmi.net/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë