Juventus FC mposhti në Chelsea FC në Festivalin e futbollit në Hong Kong ku për fitoren shënoi sulmuesi kosovar Edon Zhegrova i cili edhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, transmeton Gazeta Metro.
Në këtë garë ku marrin pjesë katër ekipe europiane u ndeshën Juventus me anglezët e Chelsea dhe ndeshja u mbyll me golin e bukur në pjesën e dytë që ishte edhe vendimtari në ndeshjen e të martës.
Zhegrova pas nderimit pati një porosi për tifozët e bardhezinjve ku u shpreh mirënjohës për mbështetjen e tyre për të.
Ndeshja tjetër mes dy ekipeve të tjera europiane, ajo mes Inter dhe Manchester City u mbyll me fitoren e italianëve./gazetametro.net