Kryetari Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në konferencë për media ka njoftuar se që nga sot do tu bashkohet shefi i grupit të asamblistëve të Ferizajt, Ali Halimi i cili ishte në Vetëvendosje deri më tani.
“Sot është një ditë e rëndësishme, nga sot partisë do t’i bashkohet Ali Halimi. Nga sot Nisma në Ferizaj do të jetë edhe më e fuqishme”, tha Limaj.
Ndërsa, Ali Halimi u shpreh i privilegjuar që do të jetë pjesë e Nismës. “Unë kam një privilegj të veçantë, po vazhdoj një rrugëtim të lënë gjysmë nga familja ime”, tha Halimi.