Loading…

Brad Pitt rrëfen periudhën e errët pas ndarjes nga Angelina Jolie: Kam menduar për vetëvrasje

  • 10/08/2026 | 21:11

Brad Pitt rrëfen periudhën e errët pas ndarjes nga Angelina Jolie: Kam menduar për vetëvrasje

Brad Pitt ka folur për një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, duke treguar se pas ndarjes nga Angelina Jolie kishte kaluar një krizë të rëndë emocionale.


Në një intervistë për revistën “Esquire”, aktori 62-vjeçar ka rrëfyer se në atë kohë kishte përjetuar një dhimbje të thellë dhe, për herë të vetme në jetën e tij, kishte menduar t’i jepte fund jetës.

“Kam menduar për vetëvrasje vetëm një herë në jetën time. Në atë periudhë thjesht nuk shihja rrugëdalje. Dhimbja ishte aq e madhe, sa mendimi për t’i dhënë fund gjithçkaje më dukej si një çlirim”, ka rrëfyer Pitt.

Aktori ka shpjeguar se ajo përvojë e bëri të kuptonte se në momente të tilla njeriu mund të kërkojë jo domosdoshmërisht fundin e jetës, por një mënyrë për t’i shpëtuar vuajtjes.

“Kjo gjë nuk është e lehtë. Dhe po flisni me një njeri që e ka fituar lotarinë”, ka thënë ai, duke reflektuar mbi jetën dhe privilegjet që ka pasur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë