Loading…

Bracelona i prishë punë Chelseat për Raphinan, kjo është arsyeja

  • 30/06/2022 | 18:49

Bracelona i prishë punë Chelseat për Raphinan, kjo është arsyeja

Drejtuesit e skuadrës së Barcelonës raportohet se kanë kontaktuar mbrëmë drejtuesit e Leeds United për paraqitur ofertën e tyre të re për mesfushorin brazilian, Raphinha, transmeton Gazeta Metro.


Sipas gazetarit të famshëm sportiv, Fabrizio Romano, pas bisedimeve të katalunasve me agjentin e futbollistit ish-mesfushorin, Deco, ata kanë kontaktuar edhe drejtuesit për të folur rreth një marrëveshje për Raphinhan.

Romano thekson se propozimi verbal i blaugranasve nuk i plotëson ende kërkesën që ka skuadra angleze, e cila është raportuar ditët e fundit se ka arritur marrëveshje me Chelsean për 60 milionë funte.

Siç duket Barcelona në momentet e fundit dëshiron t’i prishë punë ‘Bluve të Londrës’ dhe të ia rrëmbej nga dora realizatorin e 11 golave edicionin e kaluar në Premier League. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë