Loading…

Braathu u bënë thirrje mediave për standarde profesionale

  • 20/01/2017 | 19:44

Braathu u bënë thirrje mediave për standarde profesionale

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, përsëriti sot nevojën kritike që mediat në Kosovë ta ruajnë gazetarinë etike dhe standardet profesionale, si dhe të përmbahen nga publikimi i materialeve që mund të shkaktojnë tensione ose minojnë padrejtësisht integritetin personal dhe profesional të individëve.


Duke reaguar ndaj një artikulli të publikuar së fundmi në faqen e internetit të transmetuesit publik RTK, Braathu, porosit gazetarët dhe redaktorët që të mbështeten në informata të besueshme.

“U bëjë thirrje të gjithë gazetarëve dhe redaktorëve që të sigurojnë në punën e tyre respekt për të vërtetën faktike dhe të mbështeten në informata të besueshme. Mediat e shkruara, ato online, radiot, dhe televizionet, në veçanti transmetuesi publik, kanë për obligim të dëgjojnë dhe të përfaqësojnë të gjitha anët”, citohet të ketë thënë Braathu.

Për Braathu-n, gazetaria profesioniste është gurëthemel i demokracisë dhe stabilitetit në çdo shoqëri.

“Ky nocion është posaçërisht i rëndësishëm në klimën politike pas ngjarjeve të fundit,” shtoi Braathu./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë