Loading…

BQK: Tarifat e sigurimeve janë ngritur për automjete luksoze, jo për ato të transportit

  • 23/12/2019 | 15:06

BQK: Tarifat e sigurimeve janë ngritur për automjete luksoze, jo për ato të transportit

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmti, kathënë se tarifat e sigurimeve janë ngritur për automjete luksoze, dhe jo për ato të transporit, shkruan Gazeta Metro.


Mehmeti në konferencën e fundit të mbajtur për media këtë vit ka thënë se sektori i sigurimeve këtë vit ka perforumuar me fitim pozitiv.

Ai përmendi edhe revokimin e licencës së një kompanie të sigurimit dhe rritjen e sigurimit për vetura.

Mehmeti tha se kjo ngritje prek ata të cilët shkaktojnë dëme në aksidente, teksa shtoi se në vitin e ardhshëm do të ulet numri i automjeteve të pasiguruara.

“Është mirë që të interpretohet drejt çështja e këtyre tarifave për automjete luksoze, jo për automjete të transportit. Ajo çka jemi duke bërë ne tani, është se kjo rritje e tarifave i prek ata të cilët shkaktojnë dëme, për arsye se ne jemi duke draftuar rregulloren për ‘Bonus Malus’, do ta rrisim vlerën e saj dhe jam i sigurt se ata të cilët nuk shkaktojnë aksidente. Ideja e saj është që të zvogëlohet raporti prim dëm, dhe ideja është që ata të cilët nuk shkaktojnë dëme nuk do të paguajnë tarifën e lartë, përkundrazi do të paguajnë më pak se në të kaluarën”, tha ai.

Në fund, ai ka përmendur edhe revokimin e licencave për një institucion mikrofinanicar dhe një institucioni tjetër financiar jo-bankar, për çka tha se kanë ka vepruar në përputhje të plotë me mandatin e saj ligjor ndaj Monego dhe IuteCredit.

“Para pak ditëve ne kemi revokuar licencat e dy institucioneve financiare, realisht një institucioni financiar dhe një institucioni financiar jo bankar që në këtë rast janë Monego dhe IuteCredit. Për arsye se këto institucione në vazhdimësi kanë aplikuar norma të lartë të interesit krahasuar në atë që kanë prezantuar në planin e biznesit. Kanë aplikuar norma të interesit tre shifrore dhe për këtë arsye BQK kemi marrë këtë vendim të revokimit të regjistrimit për këto institucione. Lidhur me këtë proces ne po vërejmë forma të ndryshme të presionit publik ndaj këtyre vendimeve, por dëshiroj të ritheksoj se BQK ka vepruar në përputhje të plotë me mandatin e saj ligjor”, deklaroi Mehmeti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë