Loading…

Botohet ‘Ora e Shkrimtarit’, një përkujtim i vlerave krijuese të autorëve të letërsisë shqipe

  • 07/04/2021 | 23:00

Botohet ‘Ora e Shkrimtarit’, një përkujtim i vlerave krijuese të autorëve të letërsisë shqipe

Këto ditë ka dalur nga shtypi libri i titulluar ‘Ora e Shkrimtarit’, i cili vjen si rezultat i projektit me po të njëjtin titull, aktivitetet e të cilit janë mbajtur nga 13 tetori deri më 19 nëntor 2020.


Ky libër është rezultat i aktiviteteve kulturore, të cilat u organizuan nga PEN Qendra e Kosovës, me qëllim të përkujtimit të vlerave krijuese të autorëve të njohur të letërsisë shqipe, si dhe prezantimit të po këtyre vlerave letrare, estetike, kritike e të tjera, për lexuesit e sotëm.

Krijimtaria e shkrimtarëve, siç janë: Esad Mekuli, Adem Demaçi, Ibrahim Rugova, Anton Pashku, Hasan Mekuli, Jusuf Gërvalla, Xhemail Mustafa, Rifat Kukaj, Mensur Raifi dhe Mirko Gashi, është trajtuar dhe vlerësuar nga kritikë dhe studiues të letërsisë shqipe si: Milazim Krasniqi, Haqif Mulliqi, Avni Spahiu, Anton Berishaj, Osman Gashi, Binak Kelmendi, Naime Beqiraj, Ibrahim Berisha, Ibrahim Kadriu, Gëzim Aliu, Sali Bashota, Lindita Aliu-Tahiri, Adil Olluri, Agron Gashi, Blerina Rogova-Gaxha, Dije Demiri-Frangu dhe Nerimane Kamberi.

“Ora e shkrimtarit” e cila për kryeredaktor të botimeve ka Binak Kelmendin dhe kryeredaktor Sali Bashotën, është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. / KultPlus.com / GazetaMetro

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë