Në rrjetet shoqërore të BeH-së këto ditë është virale fotografia e një gazetari indonezian nga fusha e ekonomisë, transmeton Gazeta Metro.
Gazetari i CNBC-së ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve shoqërore nga Ballkani për arsyen e thjeshtë se quhet Tito Bosnia.
Gjykuar sipas profilit të tij në Linkedin, ky gazetar jeton e punon në Xhakartë, për CNBC Indonezia si reporter dhe raporton për ekonominë, ndërsa emrin e tij të parëndomtë e ka vërejtur gazetarja sarajevase Arduana Pribinja, shkruajnë mediet e BeH-së.
Megjithatë, nuk është e njohur se si e ka marrë merin, por, si duket prindërti e tij e kanë dashur mareshalin dhe Bosnën.
RSFJ-ja e dikurshme e Indonezia kanë qenë anëtare të Lëvizjes së painkuadruarve, ndërsa kryetarët e tyre Josip Broz Tito dhe kryetari i parë i Indonezisë së pavarur Sukarni kanë qenë në marrëdhënie shumë të mira./gazetametro.net