Loading…

Borrell zbulon se çka i premtuan udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë darkës joformale

  • 24/05/2021 | 21:55

Borrell zbulon se çka i premtuan udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë darkës joformale

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka njoftuar për darkën joformale gjatë javës së kaluar me udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ku diskutuan situatën në rajon.


Borrell në blogun e tij u shpreh se, që nga viti 2017, është zakon të mbahen takime të tilla dy herë në vit, por që nga fillimi i mandatit të tij, nuk kanë pasur mundësi ta bëjnë këtë për shkak të pandemisë Covid-19.

“Ishte i rëndësishëm ky takim pasi rajoni aktualisht është edhe një herë në një udhëkryq për sa i përket integrimit evropian”.

“Doja të shkëmbeja me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor hapur dhe jozyrtarisht shqetësimet dhe propozimet e tyre për rajonin dhe të ardhmen e tyre evropiane, si dhe një qasje më strategjike ndaj politikës së jashtme evropiane. Unë jam gjithashtu i etur të ndërtoj një marrëdhënie personale me ata liderë që kanë nevojë për hapësirë ​​për të punuar në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, me Bashkimin Evropian dhe midis tyre”.

Borrell tutje tregoi se mori premtim nga udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor se do të vendosin integrimin në BE në krye të axhendave të tyre.

“Duhet vetëm të shikosh një hartë për të kuptuar se sa është i përfshirë Ballkani Perëndimor në BE”.

Ambasadori i Kosovës për Bashkimin Evropian dhe i ngarkuari me punë si ambasador në Belgjikë, Astrit Zemaj publikoi linkun e gazetës EEAS ku Josep Borrell mbështeti liberalizimin e vizave për Kosovën.“Liberalizimi i vizave për Kosovën është çeshtje e stërvonuar: vendi ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme dhe tani duhet të bëjmë përparim për këtë çështje. Unë do ta mbështes plotësisht këtë“.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë