Loading…

Borrell reagon për krimin në Gllogjan: Qëndrojë me të gjithë kosovarët në këto momente të dhimbshme

  • 27/11/2021 | 10:00

Borrell reagon për krimin në Gllogjan: Qëndrojë me të gjithë kosovarët në këto momente të dhimbshme

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimi Europian (BE) për Politika të Jashtme, Joseph Borrell, ka reaguar për sulmin e tmerrshëm në Gllogjan të Deçanit ku mbetën të vrarë tre persona, shkruan Gazeta Metro. 


Borrell ka gabuar me lokacionin e ngjarjes, duke thënë se e njëjta ka ndodhur në Gjakovë.

Sidoqoftë, ai i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave duke kërkuar që përgjegjësit të sillen sa më parë para drejtësisë.

“Të tmerruar nga sulmi i tmerrshëm në Gjakovë. Zemra ime shkon për viktimat dhe familjet e tyre. Përgjegjësit duhet të gjenden dhe të sillen para drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm. Unë qëndroj me të gjithë kosovarët në këto momente të dhimbshme. Ne do të vazhdojmë të punojmë për pajtimin në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Borrell.

Më poshtë postimi i plotë i tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë