Loading…

Borrell para takimit Kurti – Vucic: Dialogu s’do të jetë i lehtë, pres nga të dy të angazhohen për rezultate

  • 15/06/2021 | 08:24

Borrell para takimit Kurti – Vucic: Dialogu s’do të jetë i lehtë, pres nga të dy të angazhohen për rezultate

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Joseph Borrell ka mbajtur një konferencë për media para takimit të nivelit të lartë dialogut midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, që do të pritet nga Borrell dhe emisari i BE’së për dialogun, Miroslav Lajcak, shkruan Gazeta Metro.


Në këtë fjalë për media, Borrell tha se dialogu nuk do të jetë i lehtë, por që pret edhe nga Kurti edhe nga Vucic të vazhdojnë dialogun pa vonesa dhe të fokusohen për të sjellë rezultate.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se është gjë e mirë që takimi po ndodh në ditën kur presidenti i SHBA’ve, Joe Biden është në Bruksel.

“Sot, së bashku me Emisarin Miroslav Lajcak do të presim një mbledhje të re të nivelit të lartë të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Sërish është kënaqësi t’i takojmë në Bruksel, presidentin serb Aleksander Vucic dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në këtë moment, i inkurajoj të dy të vazhdojnë dialogun pa vonesa dhe të fokusohen për të sjellë rezultate. E di, ne e dimë, dialogu s’do të jetë i lehtë, por ky proces, me dy palët e angazhuara është i nevojshëm për përtifimet e njerëzve në Kosovë dhe në Serbi.”, tha Borrell.

Më tutje, ai tha se dialogu është rruga më e mirë për në BE për të dyja palët dhe thotë se BE’ja ka investuar në këtë dialog për t’u arritur një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se është një momentum i ri që duhet të kapet dhe kjo është e rëndësishmë për Kosovën, Serbinë dhe për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Dialogu është rruga më e mirë për në BE për të dy palët dhe deri më tani ka sjellur përfitime të mira për të dy palët. BE dhe unë personalisht kemi investuar për të parë progres për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Është një momentumi ri dhe duhet ta përdorim, është momentum i ri në BE për Ballkanin Perëndimor. dhe është mirë për gjithë rajonin të kapin këtë mundësi. Kjo është e rëndësishmë për gjithë rajonin dhe jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë. Një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë do të ishte e rëndësishme. Ne po shpresojmë të mbajmë dialogun me presidentin Vucic dhe kryeministrin Kurti.”, tha Borrell.

Sipas raportimeve dje në mediat serbe, Borrell e Lajcak fillimisht do t’i takojnë Kurtin dhe Vucicin ndaras, përpara takimit të përbashkët që do të mbahen sot. Këto takime do të bëhen për paraqitjen e argumenteve me të cilat palët kanë shkuar në Bruksel. /gazetametro.net 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë