Loading…

Borrell: Marrëveshja krijon një status-quo të re në dialog

  • 20/03/2023 | 22:35

Borrell: Marrëveshja krijon një status-quo të re në dialog

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme e siguri, Josep Borrell, ka folur për dakordimin e arritur të shtunën në Ohër për aneksin e implementimit të Marrëveshjes Bazë për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.


Në një konferencë për media pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, Borrell ka thënë se kjo marrëveshje krijon një status-quo të re.

“I kam njoftuar ministrat për marrëveshjen e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. Është arritje e madhe në procesin e normalizimit mes tyre. Krijon një status-quo të re në dialog. Më nuk do të jemi në gjendje të menaxhimit të krizave, shpresoj së paku, por në implementim të marrëveshjeve të arritura më 27 shkurt. Këto marrëveshje kanë hyrë në fuqi me deklaratën që e lëshova. Nuk kishte nënshkrim për shkaqe ligjore, por të dyja palët u pajtuan se deklarata ime është përkushtim nga ana e tyre për të plotësuar tërësisht obligimet që dalin nga kjo marrëveshje e aneksi i implementimit”, ka thënë Borrell, teksa shtoi se “ do të përcjellim implementimin e marrëveshjeve”.

Teksa pyetet për deklaratate presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se nuk do të plotësojë ato provizione që “cenojnë interesat kombëtare”, Borrell ka thënë se të gjitha obligimet duhet të përmbushen.

“Marrëveshjet duhet të përmbushen, me një kalendar të caktuar. Kalendari kërkon që secila palë të bëjë pjesën e vetë. Nuk fillon të ndërtosh shtëpi nga kulmi, por nga gjërat më urgjente. Gjërat më urgjente fillimisht, disa janë shumë urgjente”.“E thashë shumë qartë në aneks, thuhet se Kosova është e përkushtuar që menjëherë të krijojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ka disa përkushtime që do të monitorojmë nga afër se si palët i plotësojnë. Gjitha janë pjesë integrale e asaj që është arritur”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë