Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, ka thënë sot se do të dërgojnë mbi 700 trupa shtesë në Kosovë, ndërsa këtë vendim e ka mirëpritur, përfaqësues i Lartë për politikë të Jashtme dhe të Sigurisë nga Bashkimi Europian, Josep Borrell, ndërsa ka kërkuar që qetësia të rivendoset menjëherë, shkruan Gazeta Metro.
Borrell ka thënë se e mirëpret dërgimin e 700 trupave të NATO’s në Kosovë në kuadër të KFOR’it.
“E mirëpres vendimin e Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg për të vendosur 700 trupa shtesë në Kosovë” ,ka thënë Borrell
Ai ttuje ka thënë se do vazhdojnë koordinimin e ngushtë me KFOR dhe Eulex. Ndërsa ka thënë se qetësia duhet të rivendoset tani.
“Ne do të vazhdojmë koordinimin dhe bashkëpunimin tonë të ngushtë me KFOR’in, duke përfshirë misionin tonë Eulex. Qetësia duhet të rivendoset tani.”, tha tutje Borrell./gazetametro.net
I welcome #NATO SG @jensstoltenberg’s decision to deploy additional 700 troops to #Kosovo.
We will continue our close coordination and cooperation with @NATO_KFOR including through our @EULEXKosovo mission.
Calm must be restored now.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) May 30, 2023