Loading…

Boris Johnson viziton Kosovën

  • 09/11/2016 | 23:48

Boris Johnson viziton Kosovën

Ish-kryetari i Londrës, tash sekretar i Britanisë së Madhe për Punë të Jashtme, Boris Johnson pritet ta vizitojë Kosovën gjatë kësaj jave.

Së paku kështu ka paralajmëruar përmes një postimi në rrjetin social Facebook këshilltari dhe shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Sokol Havolli.

Havolli gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin britanik është fotografuar me ish-liderin e partisë konservative angleze dhe ka paralajmëruar ardhjen e Johnsonit në Kosovë këtë javë.

bo

“Boris Johnson do të jetë në Prishtinë këtë javë”, ka shkruar Havolli në Facebook. Megjithatë ende nuk është bërë e ditur çfarë karakteri do të ketë ardhja e politikanit anglez në Kosovë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë