Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan pati një bisedë telefonike sot me kryeministrin Britanik Boris Johnson, ku kanë diskutuar për çështjen e Qipros dhe çështjet e Mesdheut Lindor.
Sipas një deklarate Presidenti turk përshëndeti përpjekjet e fundit të Britanisë në çështjen e Qipros, duke vënë në dukje se zgjidhja me dy shtete do të krijonte një situatë të favorshme për të dy palët në ishull, si dhe mundësi të reja për bashkëpunimin rajonal për të gjithë të tjerët.
Erdogan pretendon se Turqia mban një qëndrim konstruktiv në Mesdheun lindor dhe Egje, si dhe në Qipro, ndërsa ai nuk hezitoi të përsëriste “angazhimin e tij për të qetësuar dhe vazhdimin e kontakteve eksploruese pavarësisht veprimeve dhe deklaratave të saj provokuese”.
Sipas Downing Street, Boris Johnson dhe Rexhep Tajip Erdogan diskutuan pentagonin e ardhshëm informal nën Kombet e Bashkuara.
Kryeministri britanik shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e 13 shtetasve turq në Irakun e veriut dhe dënoi veprimet e terroristëve të PKK.