Loading…

Bordi hasi në parregullsi gjatë raportimit të RTK 2 pas situatës në veri, paralajmërohen masa të ashpra

  • 30/09/2023 | 01:06

Bordi hasi në parregullsi gjatë raportimit të RTK 2 pas situatës në veri, paralajmërohen masa të ashpra

Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini ka thënë se në “RTK2” janë hasur parregullsi gjatë raportimit në lidhje me situatën në veri.


Për këtë, ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se do të merren masa të menjëhershme dhe të ashpra.

“Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në veri të vendit, që nga dita e parë ne jemi duke e përcjellë vazhdimisht raportimin edhe në RTK2 dhe janë mbajtur evidenca, e ku janë hasur edhe parregullsi në raportim. Bordi i RTK-së do të marrë masa të menjëhershme dhe të ashpra.” – u shpreh ai.

Ndërkohë, më herët në media u raportua se kanali dy i Radio Televizionit të Kosovës që operon në gjuhën serbe, ka lejuar përdorimin e termit “Kosova dhe Metohija”, si dhe terroristët janë cilësuar si “viktima”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë