Loading…

Bora Zemani:Puna si velinë, trampolinë e madhe për të depërtuar në televizion

  • 28/02/2022 | 08:44

Bora Zemani:Puna si velinë, trampolinë e madhe për të depërtuar në televizion

Mbrëmë, në emisionin “Ëndërrtjerrësit” kryefjala e diskutimit ka qenë emisioni “Fiks fare” dhe rrugëtimi i tij që në fillimet e transmetimit, shkruan Gazeta Metro.


Kështu, të ftuar ishin të gjithë bashkëpunëtorët që kanë kontribuar në suksesin e programit satiro-investigativ, nëpërmjet moderimit apo gazetarisë së terrenit.

Ndërkohë, nga ana tjetër edhe velinat kanë qenë pjesë e rëndësishme e emisionit, të cilat e kanë patur këtë eksperiencë si një derë të hapur për mundësi të mëdha në televizion.

Një ndër to ka qenë edhe moderatorja e “Përputhen” Bora Zemani. E pyetur lidhur nme pikënisjen e këtij rrugëtimi, ajo u shpreh se e vlerëson shumë këtë eksperiencë si një trampolinë për suksesin e saj, edhe pse nuk e gjente veten në rolin e velinës.

“Unë isha shumë e turpshme, shumë e ndrojtur dhe shumë e tërhequr. “Supermodel of Albania” ka qenë eksperienca ime e parë televizive, ndërkohë më pas ka qenë “Top Fest” dhe pastaj “Fiks fare”. Unë nuk është se isha shumë tipi i velinës. Nuk e gjeja shumë veten. E kisha lënë shkollën e baletit se nuk më pëlqente më. Nuk e shikoja veten shumë mirë dhe nuk e bëja dot këtë gjë. Mirëpo kur u dha kjo mundësi u gëzova shumë sepse ishte një trampolinë e madhe për punën në televizion.”- ka rrëfyer ajo. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë