Loading…

Bora nuk mund të pastrohet pa rënë

  • 29/11/2016 | 13:04

Bora nuk mund të pastrohet pa rënë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës sot në Prishtinë dhe në qytete tjera të Kosovës.

Ahmeti ka thënë se ngrica nga temperaturat do të ketë gjatë gjithë dimrit, dhe se bora nuk mund të pastrohet pa rënë, prandaj edhe vozitësit duhet të ja përshtatni shpejtësinë kushteve atmosferike dhe ti shmangin lëvizjet me goma të verës.

“Kjo vlen posaqërisht në mëngjes për shkak të mungesës së qarkullimit gjatë natës dhe temperatuva shumë të ulëta (ku as kripa nuk ndihmon) dhe duhet të shtohet kujdesi”, u shpreh Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

Gjithashtu ai ka thënë se komuna që një kohë të gjatë ka bërë planin operacional për mirëmbajten e rrugëve, dhe se sot edhe pas parashikimeve të motit të gjitha kompanitë kanë qenë në gatishmëri dhe pse me sasi të vogla të borës nuk ka pasur telashe në shumicën e qytetit.

Ahmeti ka shkruar se vështirësi gjatë kësaj ditë janë lajmëruar në rrugët Vëllezërit Fazliu, Xheve Lladrovci, Fshati Ndërkombëtar dhe Evner Maloku dhe tashmë rrugët janë të kalueshme dhe pa probleme.

ndërsa nuk ka dashur që ta komentojë reagimin e KMDLNJ-së, e cila shkruan se komuna nuk mund të arsyetohet më se “bora na ka zënë në befasi”.

“P.S. e pash një reagim të Këshillit për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut për borën në Prishtinë. Përderisa me kënaqësi lexoj gjithmonë kritikat të drejtuara nga ne; kësaj radhe këtë kritikë nuk po e komentoj por po ju ftoj të gjithëve ta lexojnë këtë komunikatë nga OJQ për mbrojtjen e drejtave të njeriut nga shkeljet”, ka thënë Ahmeti në profilin e tij.

Në rast të vështirësive gjatë rrugës nga bora Ahmeti ka dhënë edhe numrat në të cilat duhet të lajmrojnë qytetarët.

“Për çdo vështirësi lajmëroni në 080012233 dhe 080012244”, shkroi ai./gazetametro.net

shpend-athemti

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë