Loading…

Bora bllokon fshatrat e rajonit të Shalës së Bajgorës

  • 06/01/2017 | 14:34

Bora bllokon fshatrat e rajonit të Shalës së Bajgorës

Komuna e Mitrovicës njofton se reshjet e fundit të borës, të cilat janë shënuar me erëra të fuqishmë kanë kanë vështirësuar gjendjen në rrugët e komunës së Mitrovicës, përkatësisht rrugët e fshatrave të Shalës së Bajgorës.


Gjendja jashtëzakonisht e rëndë është janë rrugët që lidhin me rrugën kryesore rajonale që shpie për në Podujevë, dhe si pasojë e kësaj, fshatrat kanë mbetur të bllokuara.

Banorët e këtyre fshatrave mund të lëvizin vetëm këmbë deri në rrugën rajonale, e cila është e kalueshme vetëm deri në Bare, ndërsa tutje për në Bajgorë, Kaqandoll e Podujevë është e bllokuar.

Komuna e Mitrovicës thotë se mirëmbajtja e kësaj rrugë është në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës.

mitrovice

Në vizitë banorëve u ka shkuar edhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, por jo në të gjitha fshatrat për shkak të bllokimit.

Bahtiri u ka kërkuar menaxherëve të kompanive të pastrimit që të qëndrojnë në rajonin e Shalës së Bajgorës gjatë 24 orëve dhe që të bëjnë përpjekje aq sa lejojnë kushtet e vështira për shkak të fërfëllizave dhe krijimit të ortekëve të borës, për të zhbllokuar rrugët, por mbi të gjitha për t’iu ofruar ndihmë me mekanizmin e tyre të rëndë, banorëve të fshatrave të bllokuara, nëse ajo kërkohet, transmerton gazetametro.net.

Për gjendjen e krijuar sot gjatë ditës është mbajtur edhe mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).

U tha se ekipet emergjente janë në terren dhe po bëjnë përpjekje maksimale për të zhbllokuar rrugët dhe për t’i bërë ato të kalueshme. Për pastrimin e rrugëve janë angazhuar shtatë kompani dhe të gjitha janë në terren, tri prej të cilave në rajonin e Shalës së Bajgorës.

Kryetari Bahtiri, pasi i njoftoi të pranishmit në takim se ka kërkuar ndihmë nga FSK-ja dhe Ministria e Infrastrukturës që dërgoj ekipin e vet për pastrimin e rrugës rajonale Mitrovicë-Podujevë,  sërish kërkoi mobilizim të shtuar të të gjithë faktorëve në mënyrë që situata të menaxhohet sa më mirë dhe që rrugët të zhbllokohen.

“Sidomos duhet të jete maksimale gatishmëria për t’i ofruar popullatës ndihmë në ushqime dhe për rastet e të sëmurëve nëse ka të tilla. Kompanitë e kontraktuara nga komuna duhet të qëndrojnë 24 orë ne rajonin e Shalës së Bajgorës dhe të intervenojnë me makinerinë e rëndë sa herë që kjo kërkohet nga banorët për çfarëdo nevoje që ata kanë. Ndërkaq, inspektorët e komunës duhet të jenë gjatë tërë ditës në lëvizje dhe të detyrojnë pronarët e lokaleve që të pastrojnë hapësirat publike, në mënyrë që të mos lëndohen qytetarët. Po ashtu, edhe ekipet mjekësore duhet të jenë të mobilizuara gjatë 24 orëve dhe të ofrojnë ndihmën e shpejtë kur ajo kërkohet”, ka thënë ndër të tjera kryetari Bahtiri./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë