Loading…

Bora bllokon Ferizajn, formohet shtabi emergjent

  • 06/01/2017 | 09:19

Bora bllokon Ferizajn, formohet shtabi emergjent

Shumica e rrugëve në Ferizaj tashmë janë vështirë të kalueshme dhe e gjithë kjo si pasojë e reshjeve të mëdha të borës. Kjo ka shtyrë që komuna të formojë shtabin emergjent.

Kështu thuhet në një komunikatë për media të kësaj komune, e cila shton se është mobilizuar për ta përballuar këtë situatë, transmeton gazetametro.net.

Në këtë komunikatë thuhet se kryetari i kësaj komune, Muharrem Svarqa ka thënë sot herët në mëngjes se i tërë stafi i tij është në gjendje gatishmërie dhe po përpiqet të mobilizojë të gjitha burimet njerëzore dhe teknike për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

Ndërkohë që disa nga kompanitë më të mëdha që veprojnë në këtë komunë, tashmë gjenden në terren duke pastruar borën nga rrugët.

Kryetari Svarqa gjithashtu u bëri thirrje kompanive të tjera publike e private, që kanë mekanizëm adekuat për pastrimin e borës, institucioneve dhe qytetarëve që të mobilizohen për ta tejkaluar situatën e krijuar nga reshjet e fundit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë