Tifozi i futbollit amerikan vendosi të vrapoj drejt e në fushë në mes të ndeshjes së Kansas City Chiefs dhe Buffalo Bills. Ai dërrmua nga një prej lojtarëve që e rrëzoi përtokë, transmeton Gazeta Metro.
S’pati as ndjekje të gjatë të tifozit të dielën në ndeshjen Kansas City Chiefs vs Buffalo Bills, ai u ndalua brenda pak sekondash.
Lojtari  Stefon Diggs i Buffalo Bills nuk ishte në formë gjatë ndeshjes por e rrëzoi të paftuarin në fushë si asgjë.
Komentuesit amerikanë të futbollit u tallën se Diggs ndoshta do të ishte më mirë që ai të ndryshonte pozicion pasi si sulmues nuk po ka sukses, por në mbrojtje tregoi se ka diçka./gazetametro.net
Here comes the boom! #ChiefsKingdom #streaker pic.twitter.com/GPWRUFt5a8
— Carl Fugate (@carlfugate) January 24, 2022