Në oborrin e kompanisë së ujësjellësit në veri të Mitrovicës Policia ka marrë informacion se është gjetur një bombë e pashpërthyer.
Këtë për gazetametro.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Besim Hoti, i cili shpjegon se bomba ka qenë pa siguresë apo mbrojtëse.
Hoti duke folur për rastin tha për Gazeta Metro, se bomba nuk është vendosur sot.
“Fatmirësisht ajo nuk ka shpërthyer. Nuk është e freskët, pra nuk është hedhur sot ose dje. Besohet se kjo është hedhur kohë më herët, por tash është identifikuar”, shpjegon Hoti.
Ndërsa, tregoi se nuk lidhet me çfarëdolloj ngjarje të fundit që po zhvillohen në atë pjesë të vendit./gazetametro.net