Loading…

Bombardimet dhe hyrja e NATO’s në Kosovë: Hakeri serb hyn në serverin e mbrojtjes amerikane dhe publikon këto foto

  • 18/04/2019 | 14:16

Bombardimet dhe hyrja e NATO’s në Kosovë: Hakeri serb hyn në serverin e mbrojtjes amerikane dhe publikon këto foto

Neven Djenadija, politikolog i diplomuar nga Republika Serbe, në profilin e tij në Facebook ka publikuar shumë fotografi gjatë të bëra gjatë kohës së bombardimeve të Serbisë dhe hyrjes së NATO-s në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Ai thotë se i ka marrë nga serveri i vjetër ‘backup’ i Ministrisë së mbrojtes së ShBA-ve. Ai thotë se këtë e ka bërë pasi që aktualisht është në proces kalimi nga serveri i vjetër në të riun, prandaj pas një kohe në këtë nuk do të ketë qasje. Të gjitha fotografitë kanë qenë në një vend dhe janë me rezolucion të lartë.

Në fotografitë e tij shihen aeroplanë të NATO-s në aksion, caqe serbe të bombardimeve e më pas edhe patrullimet e ushtarëve në Kosovë dhe çarmartosja e serbëve vendës, si dhe personalitete të NATO-s e së asaj kohe./gazetametro.net

Kliko KËTU për foto:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë