Loading…

Bob Dylan flet per Nobelin

  • 31/10/2016 | 16:14

Bob Dylan flet per Nobelin

Më në fund, Bob Dylan thyen heshtjen prej një muaji dhe thotë se e pranon çmimin Nobel për Letërsi. “Vlerësimi më la pa fjalë”, arsyetohet kengëtari legjendar nga Amerika i cili u vlerësua për shprehjen e veçantë poetike të këngës.

Edhe pse fondacioni nuk e ka të qartë nëse këngëtari do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në muajin dhjetor, besohet se Dylan e ka ndërmend ta pranoj çmimin personalisht, transmeton gazetametro.net.

“Është e vështirë për t’u besuar. Kush e ka ëndërruar për diçka të tillë”, ka thënë Dylan, i habitur me vlerësimin.

Legjendës së muzikës ju njoh merita për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e madhe të këngës amerikane në 13 tetor. Gjithsesi, mungesa e një reagimi nga ana e artistit legjendar nga Amerika që shkaktoi habi dhe huti, aq sa një pjesëtar i akademisë suedeze që jep çmimet Nobel e konsideroi heshtjen e Dylan, si të pasjellshme dhe arrogante.

Fondacioni i Nobelit ka njoftuar se Dylan kishte telefonuar Sara Danius, sekretare e përhershme në akademinë suedeze, për t’i thënë asaj se kishte mbetur pa fjalë dhe se e vlerësonte shumë nderimin me çmimin Nobel. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë