Loading…

BNE tashmë renditet e 20’ta në ranglistën e përditësuar në CS:GO, u ngrit për kaq vende

  • 16/05/2022 | 20:17

BNE tashmë renditet e 20’ta në ranglistën e përditësuar në CS:GO, u ngrit për kaq vende

Tjetër arritje nga ekipi shqiptar, tashmë për herë të parë renditen në vendin e 20’të në ranglistën botërore të CS:GO.


Pas sukseseve të fundit në turneun më të madh të CS:GO, ekipi shqiptar nga Kosova, Bad News Eagles tani renditet në vendin e 20 –të në ranglistën botërore të CS:GO.

Kjo vjen pas arritjes së tyre në fazën Legends Stage të turneut PGL Antwerp Major 2022.

Pas përditësimit të listës së ekipeve më të mira të botës nga HLTV, ekipi i bNe nga vendi i 26 –të arriti që të kaloj në vendin e 20 –të.

Ky është një tjetër sukses i madh për ekipin shqiptar, pasi këtë sukses po e arrijnë pa ndonjë organizatë, e që pritet të arrijnë një marrëveshje me ndonjë organizatë së shpejti, pasi me suksesin që kanë arritur, interesimi i ekipeve sa vjen e shtohet.

Bad News Eagles pas kësaj renditje, kanë lënë pas tyre ekipe të mëdha botërore si: fnatic, OG, complexity. Më poshtë keni renditjen e plotë nga HLTV.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë