Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Kamëz të Tiranës. Siç bëhet e ditur një makinë tip “BMW” ka përplasur për vdekje një person që po kalonte rrugën.
“Sapo ka ndodhur një aksident me vdekjen e një këmbësori pranë zonës së Institutit Kamëz.
Një mjet tip BMW ka përplasur për vdekje një person i cili po tentonte të kalonte rrugën”, shkruhet në faqen Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore dhe Lëvizja Pro Jetës, që ka publikuar dhe foton e aksidentit.