Loading…

Blushi demanton Ramën: Largimi i ministrit Tahiri ishte kusht i Metës

  • 12/03/2017 | 18:12

Blushi demanton Ramën: Largimi i ministrit Tahiri ishte kusht i Metës
I ftuar në emisionin “E diell”, të Adi Krastës, Ben Blushi komentoi sot ndryshimet që po ndodhin në qeveri.

“Largimi i Saimir Tahirit ka qenë kushti i Ilir Metës ndaj Ramës, për vazhdimin e koalicionit dhe lëvizjet në qeveri janë tentativa e kryeministrit për të plotësuar dëshirën e aleatit të tij”, u shpreh Blushi.

Kreu i Libra-s tha gjithashtu se ministrat e tjerë po hiqen, janë një tentativë për të fshehur arsyen e vërtetë të largimit të ministrit të brendshëm.

Blushi sulmoi sërish kryeministrin Rama duke e akuzuar për mungesë të përgjegjësisë publike.

“Nuk e kuptoj se si mund të hiqen disa ministra njëkohësisht, vetëm për t’i kaluar në shërbim të partisë. Ku është përgjegjësia publike e qeverisë dhe e ministrave? Si mund të largohen ata nga detyrat publike, për t’u vënë në shërbim të partisë?”, tha deputeti.

Blushi tha se me këto lëvizje, qeveria po bëhet edhe më qesharake duke vendosur interesin e partisë, mbi interesin e Shqipërisë.

Deputeti Blushi komentoi edhe protestën e opozitës dhe mundësinë për të arritur një kompromis të saj me qeverinë.

“Nuk besoj se do të ketë marrëveshje midis qeverisë dhe opozitës, por besoj se opozita mund të hyjë në zgjedhje për arsyen e vetme, atë të mos humburit të kontrollit të opozitës”, komentoi Blushi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë