Loading…

Blloku B1 bie nga prodhimi, sërish probleme me rrymë

  • 09/02/2017 | 15:31

Blloku B1 bie nga prodhimi, sërish probleme me rrymë

KESCO është njoftuar nga KEK’u se në ora 13:51 se ka rënë nga sistemi në mënyrë të paplanifikuar njësia B1 e Termocentralit Kosova B, i cili gjatë ditëve të fundit edhe ashtu kishte punuar me kapacitet të reduktuar.


Në një njoftim, KESCO thotë se rënia e këtij blloku ka krijuar mungesë të menjëhershme të rreth 200 Megavat/orë energji elektrike, gjë që vështirëson furnizimin me energji elektrike.

“KESCO për momentin, sipas planit është duke importuar rreth 200 MW, por kjo sasi është e pamjaftueshme të mbulojë tërë kërkesën sidomos tani pas rënies së bllokut B1. KESCO menjë herë ka nisur procedurat e importit shtesë për te mbuluar hendekun e krijuar”, thuhet në njoftim.

Ata thonë se janë njoftuar nga KEK, blloku B1 pritet të kthehet në sistem të shtunën në ora 00:00./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë