Loading…

Blloku A4 i Kosova A ndalet sonte në mesnatë, nis remonti i planifikuar vjetor

  • 08/06/2026 | 18:08

Blloku A4 i Kosova A ndalet sonte në mesnatë, nis remonti i planifikuar vjetor

Korporata Energjetike e Kosovës njoftoi se, në kuadër të planit të mirëmbajtjes dhe përgatitjes së kapaciteteve prodhuese për periudhat me kërkesë të shtuar për energji elektrike, si dhe në përputhje me Bilancin Vjetor të Energjisë Elektrike (BVEE), njësia A4 e Termocentralit “Kosova A” do t’i nënshtrohet riparimit të rregullt vjetor, transmeton Gazeta Metro.


Sipas njoftimit, ekipet teknike dhe profesionale të TC “Kosova A” kanë përmbyllur të gjitha përgatitjet e nevojshme, ndërsa sonte nga ora 00:00 njësia do të fiket në mënyrë të planifikuar dhe të kontrolluar, në përputhje me standardet e sigurisë dhe operimit.

KEK theksoi se ky proces vjetor shërben për kontrollimin, riparimin dhe ndërhyrjen në pajisjet kryesore, me synim rritjen e qëndrueshmërisë operative, përmirësimin e efikasitetit teknik dhe sigurimin e funksionimit të vazhdueshëm të njësisë gjatë ciklit të ardhshëm njëvjeçar.

“Remonti vjetor i njësisë A4 përfaqëson një ndër aktivitetet më të rëndësishme të mirëmbajtjes së planifikuar në Termocentralin Kosova A dhe është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të KEK-ut për ruajtjen e sigurisë së operimeve, rritjen e disponueshmërisë së kapaciteteve gjeneruese dhe garantimin e prodhimit të qëndrueshëm të energjisë elektrike për vendin. Përmes këtyre ndërhyrjeve parandaluese dhe korrigjuese, synohet që njësia të operojë në mënyrë të sigurt, stabile dhe efikase deri në remontin e radhës vjetor”, thuhet në njoftim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë