Pika kufitare Merdare, është bllokuar nga kolonat që janë krijuar në mëngjesin e sotëm.
Për gazetën Metro, këtë e ka konfirmuar Daut Hoxha nga zyra për informim e Policisë së Kosovës.
Arsye të bllokimit Hoxha e ka theksuar kthimin e një numri të madh të shumë qytetarëve të Kosovës të cilët jetojnë në vende të ndryshme në Evropë.
Hoxha, përmes gazetës Metro, bënë apel që mërgimtarët të përdorin edhe alternativa të tjera, e jo vetëm këtë pikë kufitare. /gazetametro.net